Myrto Uzuni prezantohet zyrtarisht tek Austin. I larguar prej kohësh nga Granada, më në fund, Uzuni është gati të nis aventurën e re në “tokën e premtuar”. Ekipi amerikan e prezantoi me shumë buje blerjen e tyre më të shtrenjtë në histori, pasi kartoni i sulmuesi kuqezi i kushtoi 12 milionë euro. Me këtë lëvizje, Uzuni u shndërruar në një nga 10 blerjet më të shtrenjta në MLS. Myrto Uzuni nuk i fshehu emocionet për këtë transferim tek ekipi i Austin teksa zbuloi edhe një herë arsyet pse mori këtë hap të rëndësishëm në karrierë:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Të jem i sinqertë, përpara se të firmosja folëm me drejtuesit dhe kuptova që kemi tifozë shumë të mirë, është një nga ekipet ku i shiten të gjitha biletat në çdo ndeshje dhe ashtu siç thash më parë unë do të jap maksimumin, pasi këta njerëz vijnë të mbështesin Austin, kështu që puna ime është të bëj të lumtur tifozët duke shënuar gola sigurisht”.

Uzuni firmosi një kontratë me ekipin e Austin deri në 2027, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Sulmuesi kuqezi do të mbajë të veshur fanellën me numrin 10-të.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: