Kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit që të mos i binden urdhrave sipas tij të dhëna nga drejtuesit e tyre të lidhur me krimin, por të jenë në shërbim të qytetarëve.

Ai u ndal edhe tek banorët e Hotolishtit, kërkesat e të cilëve siç tha, u injoruan nga ministrja Belinda Balluku. Ai i ka siguruar ata se asgjë nuk do të bëhet  në kundërshtim me vullnetin e tyre.

Nga Librazhdi ku ka prezantuar kandidatët e ASHM për zgjedhjet e 11 majit, Berisha u shpreh se çdo orë shtesë e efektivëve do të paguhet me ardhjen në pushtet të qeverisë demokratike, ndërsa u ka bërë thirrje të mos zbatojnë urdhra të dhëna nga persona të lidhur me krimin.

“Banorëve të Hotolishtit iu jap fjalën se asgjë nuk do bëhet në kundërshtim me vullnetin e tyre. Se zgjidhja do jetë ajo që ata meritojnë dhe kërkojnë. Dhe ata kanë të drejtë në çdo ligj kombëtar dhe ndërkombëtar të përfillen dhe të vendosin për fatin e tyre.

Kam një thirrje për anëtarët e forcave të policisë u bëj thirrje mos shkelmoni mbi djersën tuaj, mbi mundin tuaj, mbi sakrificat tuaja. U garantoj se pas 11 Majit, çdo orë e tyre do paguhet, trajtim i ri për çdo polic. Por mos zbatoni urdhra kriminelësh, komisarë kriminelësh që bashkëpunojnë me bandat, zbatoni ligjin, jini shërbëtorë të vërtetë të ligjit dhe qytetarëve.”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb