Kina hakmerret ndaj Japonisë, pasi kjo e fundit filloi zbrazjen e ujit radioaktiv nga Fokushima në Oqeanin Paqësor. Më konkretisht qeveria kineze urdhëroi ndalimin e importeve ushqimore.
Kina është blerësi më i madh i ushqimeve të detit nga Japonia dhe të enjten tha se do të bllokojë të gjitha importet e tilla. Japonia thotë se uji është i sigurt dhe shumë shkencëtarë janë dakord. Mbikëqyrja bërthamore e OKB-së e ka miratuar gjithashtu planin. Por kritikët thonë se duhen bërë më shumë studime dhe lëshimi duhet të ndalet.
Pas vendimit të Japonisë, zyra doganore e Kinës njoftoi se një ndalim ekzistues për importet e ushqimeve të detit nga Fukushima dhe disa prefektura do të shtrihej menjëherë për të mbuluar të gjithë Japoninë për të “mbrojtur shëndetin e konsumatorëve kinezë”.
Lëvizja është llogaritur të shkaktojë dëm ekonomik dhe Japonia ka pranuar se bizneset do të marrin një goditje “të rëndësishme”. Kina kontinentale dhe Hong Kongu së bashku importojnë më shumë se 1.1 miliardë dollarë ushqim deti nga Japonia çdo vit, duke përbërë gati gjysmën e eksporteve të ushqimeve të detit të Japonisë.
(BalkanWeb)
