Një sasi e konsiderueshme prej rreth 4 mijë bimësh kanabisi është zbuluar dhe sekuestruar nga autoritetet në ambientet e një banese në zonën e Peqinit.
Sipas burimeve, banesa ku u gjetën bimët narkotike rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të Burgu i Rrogozhinës, Bilal Hasa.
Pas zbulimit të kësaj sasie të madhe kanabisi, Hasa është shpallur në kërkim nga autoritetet, ndërsa është pezulluar nga detyra.
Ndërkohë, policia dhe organet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
