Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Lezhë ndaj Entjan Nikulajt, kushëririt të biznesmenit të vrarë Ardian Nikulaj.

Mësohet se autorët janë larguar me një BMW ngjyrë gri e cila rezulton të jetë me targa të vjedhura.

Sipas burimeve për BalkanWeb makina rezulton me targa AB138HT të vjedhura me 29 nëntor në Tiranë.

Më tej mësohet se një automjet i paidentifikuar është duke u djegur tek ura e tubit në Rinas pranë aeroportit, makinë kjo që dyshohet se është përdorur nga atentatorët më herët sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb