Eric Trump, 41-vjeçari, ka sqaruar në fund misterin rreth bisedës së shkurtër midis vëllait të tij të vogël, Barron, dhe Joe Biden-it, gjatë inaugurimit të babait të tyre, Donald Trump, në janar 2025.

Në emisionin “The Megyn Kelly Shoë” më 14 nëntor, Eric-i u ndal te momenti që u bë viral menjëherë pas betimit të babait të tij si presidenti i 47-të i SHBA-së.
Mediat dhe ekspertët e leximit të buzëve spekuluan se Barroni, atëherë 18-vjeçar, i kishte thënë Biden-it diçka të ashpër, si “shko vetë në…”, duke e interpretuar si një fyerje të hapur.

Por, sipas Eric-it, realiteti ishte krejt i kundërt. “Një mbrëmje e telefonova Barron-in dhe e pyeta: ‘O mik, çfarë i the vërtet?’ Dhe ai më tha diçka aq të sjellshme sa pothuajse nuk e kuptova menjëherë, diçka si ‘Urime dhe shumë suksese ty’ ose e ngjashme. Një gjë plotësisht me respekt,” rrëfeu ai, duke theksuar se vëllai i tij nuk është tip që futet në konfrontime.

“Barron-i nuk e ka këtë brenda tij. Është një djalë i mirë. Ndoshta e mendon, sigurisht e ka këtu lart duke treguar në kokë, por është aq i sjellshëm sa nuk do ta thoshte kurrë me zë,” shtoi Eric-i. “Barron-i është një fëmijë vërtet i mirë.”

Momenti ndodhi pikërisht para fjalimit inaugurues të Trump-it, që zgjati mbi 30 minuta dhe përmbante kritika të ashpra ndaj administratës së Biden-it, ndërsa ish-presidenti ndodhej vetëm disa metra larg. Kjo e bëri shkëmbimin edhe më të dukshëm, duke ushqyer spekulimet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb