Zbardhen të tjera detaje nga plagosja e të riut në Rrilë të Lezhës, ndërkohë që i plagosur mbeti 30-vjeccari Sokol Daci. Gazetari Elidon Ndreka ka zbuluar për BalkanWeb lëvizjet e autorëve të krimit që hapën zjarr ndaj një berberhane.

Dyshohet se kanë qenë tre persona të cilët kanë mbërritur në fshatin Rrilë të Lezhës me një mjet tip “Audi”, dhe pasi kanë dalë nga makina, kanë qëlluar në drejtim të berberhanes, duke lënë të plagosur Sokol Dacin, i cili ka marrë tre plumba: një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.

Brenda biznesit dyshohet të kenë qenë edhe katër persona të tjerë të cilët, sipas grupit hetimor, janë kundërpërgjigjur me armë zjarri. Fatmirësisht, i riu ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën. Biznesi nuk ka patur kamera sigurie, por po këqyren bizneset e tjera që mund të kenë kamera sigurie dhe ta kenë regjistruar këtë moment.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: