Ngolo Kante është një nga lojtarët më të mirë të Chelseat. Cilësitë e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet e mëdha, të cilat kërkojnë shërbimet e tij. Sipas medieve, mesfushori ishte dëshirë kryesore e PSG-Së në janar, por tentativat e parisienëve dështuan.
Kante është mjaft i qetë në Londër dhe i kënaqur me ekipin. Kontrata e tij skadon në vitin 2023 dhe me shumë mundësi, ajo do respektohet. PSG kishte provuar për të transferuar francezin edhe në vitin 2016, kur lojtari ishte pjesë e Leicester, por zgjedhja e tij ishte kalimi te Chelsea.

31 vjeçari numëron 2 gola dhe 3 assistë këtë sezon. Ky është edicioni i tij i gjashtë me Blutë dhe çdo vit ka qenë protagonist absolut, duke ndihmuar ekipin për arritjen e rezultateve të rëndësishme.Kante te PSG? Ky operacion është në kufinjtë e të pamundurës, në këto momente që po flasim.
(BalkanWeb)
