Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Policia e Kosovës ka gjetur një arsenal të madh armësh që do të përdoreshin për sulme kundër institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Armët që u zbuluan në këtë operacion ishin të planifikuara të përdoren për sulme kundër institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht kundër Policisë,” deklaroi ai në një konferencë për media.

Ai theksoi se zbulimi i këtyre armëve është një dëshmi e përfshirjes direkte të shtetit të Serbisë në përpjekjet për të destabilizuar Kosovën.

“Nga informacionet që kemi deri më tani, është e qartë se ka persona të tjerë të përfshirë përveç atyre të njohur”.

“Ne nuk do të ndalemi në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit”, u shpreh Sveçla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb