Amfetamina, shpesh e quajtur edhe si “shpejtësia”, është një lloj i simulantit që përdoret nga njerëzit për të qëndruar në gjendje gatishmëria dhe të fokusuar.

Ky lloj i drogës ishte përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore nga forcat Aleate, ndërsa në ditët e sotme e përdorin studentët për të studiuar dhe që të qëndrojnë zgjuar në orët e vona.

“The Guardian” raporton se Siria është lider në eksportim dhe konsumim të drogave ilegale. Mediumi britanik raporton se ky shtet është prodhues numër një i një amfetamine të quajtur Captagon, shkruan Koha.net.

Captagoni është një pilulë e vogël që ofron fuqi të jashtëzakonshme. Është bërë e famshme në mesin e militantëve në Siri, të cilët janë duke e konsumuar me të madhe për të fituar energji që të luftojnë pa pushim.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: