Shkencëtarët e Afrikës së Jugut kanë zbuluar se llullat e duhanit të gjetura në oborrin e të famshmit William Shakespeare përmbajnë kanabis, ndërsa lindin dyshime se dramaturgu britanik gjysmën e veprave të tij i ka shkruar ndërsa ka qenë në ‘qejf”.
Llullat 400-vjeçare të zbuluara në oborrin e tij, janë analizuar në Pretoria, duke përdorur një teknikë të sofistikuar, raportojnë mediat angleze.
Në këto llulla është zbuluar kanabisi në tetë raste, katër prej të cilave që janë zbuluar në oborrin e Shakespear. Në dy llullat e tjera është gjetur kokainë, por ato nuk janë zbuluar në pronën e shkrimtarit anglez, shkruan ‘The Telegraph’.
Shakespeare në sonetet e tij përmend se është familjarizuar me efektet e këtyre drogave.
Në sonetin e 76-të, ai shkruan për “zbulimin e një bari të mirë”, e cila mund të interpretohet si përdorim i “barit” ose kanabisit, derisa ishte duke shkruar veprat e tij të famshme.
Në të njëjtin sonet ai duket se nuk preferon të përdor “përzierje të çuditshme”, që mund të interpretohet si, “droga të panjohura” (ndoshta kokaina).
(d.b/BalkanWeb)
