Galatasaray po përgatitet për një nga transferimet më të mira të kësaj merkatoje. Klubi turk ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku me anë të një video paralajmëron afrimin e një lojtari.
Me siguri se bëhet fjalë për Dries Mertens. Arsyeja është fare e thjeshtë, pasi në video shihet zona kohore e Brukselit dhe Stambollit. Fansat menjëherë e kuptuan se ylli që do i bashkohet skuadrës është pikërisht belgu Mertens.
35 vjeçari është një lojtar i lirë pas largimit nga Napoli, ekip në të cilin qëndroi për vite të tëra. Tani koha është për një aventurë të re, larg Italisë.
⏳???? pic.twitter.com/p9SbVEI7gd
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) August 6, 2022
(BalkanWeb)
