SHBA – Ditën e djeshme Kim Kardashian dhe Kanye West zbuluan se do të bëhen me një tjetër bebe. Burime pranë çifti të publikuara zbuluan dhe gjininë e fëmijës së tretë.

Show-girl-ja dhe këngëtari amerikan do të bëhen me një vajzë tjetër. Familjes së madhe do t’i shtohet edhe një tjetër bukuroshe e cila do të jetë e nënta në klanin Kardashian/ Jenner.

36- vjeçarja nuk ka zgjedhur ta lindë vetë fëmijën pasi mjekët nuk ia rekomanduan. Sepse shtatzënia dhe lindja e një fëmije të tretë do të ishte me shumë rrezik për Kim-in.

Nëna surrogate që do të mbajë fëmijën dhe që ka marrë 45 mijë dollar është nënshtruar një diete rigoroze, ku konsumon vetëm ushqime të shëndetshme.

Ajo është e ndaluar të pijë duhan, të konsumojë alkool apo drogë gjatë shtatzënisë. Kim Kardashian dhe Kanye Ëest kanë edhe dy fëmijë të tjerë North 4 vjeçe dhe Saint 21 muajsh.

(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: