“Me anë të këtij njoftimi, me keqardhje dhe dëshpërim të madh, ju lajmërojmë se për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin, nga ana e MAPL.

Edicioni i këtij viti i festivalit Sunny Hill nuk do të mund të mbahet në Prishtinë”, shkroi Dukagjin Lipa ditën e djeshme, duke shkaktuar një furtunë me reagime në rrjet dhe jo vetëm. Lajmi i mirë është se Tirana do të shndërrohet në skenën mikpritëse të skenës që do të sjellë disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore. Por duket se anulimi i Festivalit, lë pas një hije skandali të paralajmëruar.

Konflikti mes familjes Lipa dhe Komunës së Prishtinës ka nisur kohë më parë. Kompania “Sunny Hill” ka kërkuar t’i jepet prona 17-hektarëshe në Bërnicë të Poshtme në shfrytëzim për 99 vjet, shkruan Gazeta Insajderi. Zvarritja e këtij procesi si dhe burokracitë, kanë çuar në një ‘përplasje’ mes qeverisë dhe babai i këngëtares shqiptare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat kosovare shkruaj se ka pasur një kërcenim nga Dukagjin Lipa, që nëse nuk ia plotësojnë të gjitha kërkesat që ai i kishte paraparë do ta çoj festivalin “Sunny Hill” në Tiranë. Një fakt të tillë e konfirmon edhe vetë kryetari i Prishtinës Përparim Rama. Ai në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal shton se nëse nuk e marrim ashtu me ato kërkesa, mund të shkoj në Tiranë e Shkodër. “Nëse ne nuk e marrim seriozisht, mundet të shkojë në Tiranë, në Shkodër. Nuk i vyen Prishtina ‘Sunny Hillit’, por Prishtinës i vyen ‘Sunny Hill Festival’”, kishte deklaruar Rama.

Dhe festivali erdhi në Tiranë…

Pasi nuk iu dha prona prej 17-hektarësh, “Sunny Hill” do të mbërrijë realisht në Tiranë. Ajo që u paralajmërua, u plotësua. Por si erdhi festivali prestigjioz në Tiranë, kur në Prishtinë marrëveshja ishte mjaft e majme?

Kujtojmë se Dua Lipa vjet kaloi pushimet e saj në jug të vendit. Në ato ditë të nxehta me familjen, ajo shoqërohej nga familja kryeministrore, ku nuk i ndan pozat nga jugu i vendit. Këngëtarja vijoi edhe me takime të tjera mes zyrtarëve të lartë, ku shpesh u shfaq edhe me kryebashkiakun Veliaj. Madje Lipa në një konferencë për shtyp nga Tirana premtoi surpriza me fondacionin “Sunny Hill”. Por teksa konflikti kishte nisur në Kosovë, në Tiranë kishte nisur joshja. Teksa në kryeqytetin kosovar i ishte premtuar 17 hektarë për 99 vjet, cila ishte oferta tunduese që iu bë Dukagjinit në Tiranë, që nuk hezitoi të ‘shpërngulte’ festivalin e krijuar enkas për Prishtinën, si një mënyrë për të promovuar vendin, sidomos në stinën e verës.

Natyrisht që në vendin tonë nuk flitet për një koncesion, as për kushtet e mbërritjes së festivalit në vend. Deri më tani, Veliaj, Rama dhe gjithë të tjerët që kanë reaguar në lidhje me këtë aktivitet, janë kufizuar vetëm tek lajmërimi duke vlerësuar eventin, duke mos dhënë asnjë informacion se në çfarë kushtesh, Dua Lipa do të ngjitet në skenë, bashkë me disa nga yjet më të famshme botëtore. Se cila është fatura që do të paguajë Shqipëria, për t’u shndërruar në epiqendrën e muzikës për të paktën 4 netë, kjo ende nuk dihet.

Konflikti në Prishtinë

Në komunën e Prishtinës, vendimi për dhënien e tokës ishte përcjellë me debate të ashpra, pasi opozita ishte kundër dhënies prej 17 hektarësh në pronësi të një kompanie për kaq shumë vjet. Për të votuar, VV dhe dy partitë e tjera opozitare, AAK dhe AKR, kërkuan të ndryshohen disa pika.

“Një pronë publike prej 17 hektarësh, përafërsisht është 30 fusha futbolli, po ja japim një kompanie. Jemi fuqishëm t’i ndajmë parcelë ‘Sunny Hillit’, por duhet të arrihet një barazi interesi”, ka thënë shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla.

Sipas tij, kontrata ka më shumë obligime sesa përfitime për Komunën e Prishtinës. “Nuk jemi kundër, por janë diskutabile disa pika. Ndërprite sot dhe kthehu pas dy apo tri dite me një kontratë më të favorshme dhe na keni të gjithë asamblistëve pro.

Dukagjin Lipa letër ‘kërcënuese’ krerëve të shteti

Dukagjin Lipa, ka publikuar edhe letrën që ia ka dorëzuar presidentes, kryeministrit, ministrës së jashtme dhe ministrit të kulturës.

“Sunny Hill sjell disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore në Prishtinë, krijon publicitet masiv për vendin tonë në tërë botën (vlera e publicitetit ndërkombëtar të krijuar vetëm nga edicioni i fundit është llogaritur në vlerën prej 23 milionë eurove si dobi direkte për imazhin e shtetit), ka sjell deri në 10 (dhjetë) milionë euro për ekonominë e kryeqytetit, si dhe promovon vlerat më të mira të kulturës, muzikës dhe rinisë tonë nëpër botë. Për më shumë, me dhjetëra mijëra njerëz ose mbi 50 për qind të pjesëmarrësve në Sunny Hill Festival në çdo edicion kanë ardhur nga jashtë Kosovës, nga më shumë se 40 vende të ndryshme të botës’, thuhet ndër të tjera në letrën e Dukagjin Lipës dërguar krerevë të shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb