KOSOVE- Përzgjedhja e logos për 10 vjetorin e pavarësis së Kosovës, është bërë nga Këshilli Organizativ për Shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë, e cila po cilësohet si ma kreativja gjatë gjithë këtyre viteve.

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Adil Behramaj, ka thënë se forma e logos simbolizon ditëlindjen e 10 të shtetit, duke shtuar se simbolizon edhe kontributin në paqen rajonale.

“Forma e saj i përngjan fishekzjarreve, për shkak se kemi të bëjmë më vitin jubilar. Aty e kemi edhe formën zyrtare të hartës së Kosovës. Do të ketë dhjetë ditë festë, duke filluar nga data 8 deri me 18 shkurt”, ka theksuar Behramaj.

Hartuesit e logos sipas tij, janë Arbër Racaj dhe Egzon Cakaj dhe i tërë organizimi është nën patronatin e Presidentit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: