Letra e Melania Trump drejtuar Vladimir Putinit në lidhje me sigurinë e fëmijëve është bërë publike.

Zonja e parë e SHBA-së i kishte kërkuar bashkëshortin e saj, Trump, t’ia dorëzonte letrën presidentit rus në Alaska të premten.

Raportet e mëparshme sugjeronin se ishte një letër personale në lidhje me gjendjen e vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi, veçanërisht fëmijët e rrëmbyer.

Ukraina më parë ka pretenduar se Rusia ka rrëmbyer dhjetëra mijëra fëmijë të saj nga familjet dhe i ka çuar ata në territorin rus.

Moska thotë se ka mbrojtur fëmijët e cenueshëm nga një zonë lufte.

Por letra, e cila u nda fillimisht nga Fox News dhe më pas nga Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi, nuk përmend pretendime specifike, madje as nuk e përmend Ukrainën.
Në vend të kësaj, zonja e parë i kërkon Putinit të mendojë për fëmijët dhe “një pafajësi që qëndron mbi gjeografinë, qeverinë dhe ideologjinë”.

Ajo i thotë Putinit se ai mund ta “rikthejë i vetëm” “të qeshurën melodike” të fëmijëve që janë përfshirë në konflikt.

“Duke mbrojtur pafajësinë e këtyre fëmijëve, ju do të bëni më shumë sesa t’i shërbeni vetëm Rusisë – ju i shërbeni vetë njerëzimit”, shkroi ajo.

Capture
Capture

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb