Policia e Shijakut, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në një ambient të përshtatur në lagjen “Popullore” të Shijakut.
Gjatë kontrollit, uniformat blu gjetën 180 vazo ku më parë ishin kultivuar bimë kanabis, boçe dhe mbetje të dyshuara lëndë narkotike, si dhe pajisje për ujitje, ventilim dhe llamba elektrike. Ambienti furnizohej me energji elektrike përmes lidhjes së paligjshme.
Në kuadër të operacionit të koduar “Përshtatja”, u arrestuan katër persona:
K., 54 vjeç dhe J. Gj., 31 vjeç, për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim;
D., 24 vjeç, për moskallëzim krimi;
B., 61 vjeç, për shpërdorim detyre, pasi punonte në OSHEE dhe nuk raportoi lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.
Gjithashtu, në kërkim është shpallur D. K., 25 vjeç, i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim. Hetimet kanë zbuluar se ambienti ishte marrë me qira nga familjarët e tij dhe përshtatur për veprimtari kriminale.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon kërkimin e të shpallurit në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rastit.
