Suedia konfiskoi rreth tre ton kokainë duke regjistruar konfiskimin më të madh të drogës në vend, në portin e qytetit jugperëndimor Helsingborg, raportoi e përditshmja Sydsvenskan.

Droga u gjet në një kontejner nga Amerika e Jugut, tha prokurori Mans Biorklund për të përditshmen Dagens Nyheter.

Ai tha se nuk ka pasur arrestime në lidhje me konfiskimin e drogës.

Policia spanjolle më herët të hënën kreu sekuestrimin më të madh të kokainës ndonjëherë në det të hapur, duke kapur një anije që transportonte pothuajse 10 ton droge të fshehur në një ngarkesë kripe që po udhëtonte nga Brazili për në Evropë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb