Ditën e djeshme në një kopsht në Gramsh u zbulua ushqim i kontaminuar, që bëri që disa fëmijë të helmohen dhe të paraqiten me urgjencë në spital me simptoma shëndetësore shqetësuese.
Nga rasti në kopshtin publik në qytetin e Gramshit, analizat konfirmuan se katër fëmijë ishin kontaminuar me salmonelë.

Vetëm pak orë pas publikimit të këtij lajmi, një tjetër raportim shqetësues mbërrin po nga Gramshi. Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se një tjetër rast i ushqimit të kontaminuar me salmonelë është zbuluar në këtë rreth. Analizat kanë konfirmuar helmimin te një 4-vjeçar.
Burime bëjnë me dije se ka shkuar në 14 raste numri i fëmijëve të diagnostikuar me salmonelë në Gramsh.
(BalkanWeb)
