Një kopje e vjetër e librit të shenjtë Kur’an i gjetur në Universitetin e Birminghamit gjatë verës, besohet se i përket Abu Bakr, një nga myslimanët e parë. Kur’ani i gjetur në Birmingham u gjet gjatë vitit pasi kishte humbur për më shumë se një shekull.
Në këtë kopje të gjetur në korrik, janë gjetur fragmente të paktën 1370 vjet të vjetra, duke shtuar mundësitë që kjo të jetë kopja më e vjetër e librit të shenjtë të fesë islame.
Tani Jamal bin Huwareib, drejtor i fondacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe “Mohammed bin Rashid Al Maktoum” për studime islamike, thotë se një dokument kaq i vjetër mund të jetë parë vetëm nga pak njerëz.
Abu Bakr njihet si personi i parë që është konvertuar në fenë islame jashtë familjes së profetit Muhamed. Ai ka shërbyer si mik dhe këshilltar i besuar i profetit dhe ishte myslimani i parë që shërbeu si kalif duke udhëhequr për 27 muaj nga viti 632.
“Unë besoj se ky është Kur’ani i Abu Bakrit”, ka thënë Huwareib për BBC. “Është gjetja më e rëndësishme në histori për botën myslimane. Ky version, është rrënja e islamit, rrënja e Kur’anit… Kjo do të jetë revolucion në studimin e islamit”.
Kualiteti i librit të shenjtë i shkruar në dorë sugjeron se 200 dokumente ishin krijuar vetëm për fytyrat shumë të njohura.
(el.sp/BalkanWeb)
