Dy shqiptar dhe një italian janë vënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën në një plantacion marijuane. Aksioni i policisë u zhvillua nga karabinierët e Piedimonte Matese bashkë me Departamentin Operativ të Komandës Krahinor në bashkëpunim me skuadronin e helikopterëve “Caçiatori Puglia”.

Falë helikopterit u bë e mundur identifikimi dhe zbulimi i një plantacioni me 500 bimë që ishin mbjellë në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë.

Ndërkohë, në një vilë shumë pranë plantacionit u gjetën dhe 2500 gjethe marijuanë të thatë dhe në një enë u sekuestruan 300 gramë marijuanë që ishin bërë gati për shitje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb