Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se Izraeli goditi një rrjet radarësh pranë Teheranit në përgjigje të “shkeljeve” të armëpushimit nga Irani.

Thuhet se Irani qëlloi një raketë drejt Izraelit në orën 7:06 të mëngjesit sipas orës lokaledhe dy të tjera në orën 10:25 të mëngjesit, pasi armëpushimi kishte hyrë në fuqi.

Zyra e tij ka treguar se pas një telefonate me presidentin amerikan Donald Trump, ushtria izraelite “u përmbajt nga sulme të mëtejshme”.

Në telefonatë, Trump “shprehu vlerësimin e tij të jashtëzakonshëm për Izraelin” i cili kishte “arritur të gjitha qëllimet e tij të luftës”.

Ai shprehu gjithashtu besimin e tij në stabilitetin e armëpushimit mes palëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb