Zbulohet shkaku i vdekjes së prezantuesit televiziv dhe ish-kryetarit të bashkisë së Cincinnati, Jerry Springer. Springer ka humbur jetën në moshën 79-vjeçare për shkak se vuante nga kanceri pankreatik.
“Aftësia e Jerry-t për t’u lidhur me njerëzit ishte në qendër të suksesit të tij në gjithçka që ai u përpoq, qoftë kjo politikë, transmetim apo thjesht shaka me njerëzit në rrugë që donin një foto apo një fjalë,” tha Jene Galvin, përfaqësuesja e tij në botën televizive.
Springer vdiq ditën e enjte, më datë 27 prill.
(BalkanWeb)
