Andrey Morozov, një bloger rus pro luftës, raportohet se ka kryer vetëvrasje pas zemërimit për një postim në të cilin ai pretendonte se ushtria ruse humbi 16,000 ushtarë gjatë kapjes së qytetit lindor të Ukrainës, Avdiivka.

Morozov, i cili njihej me pseudonimin Murz në Telegram, ishte një ultra-nacionalist që luftoi përkrah separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore në vitin 2014 dhe mori pjesë në sulmin në 2022.

Të dielën, Morozov u shkroi 120,000 ndjekësve të tij në Telegram se Rusia humbi 16,000 ushtarë dhe 300 mjete të blinduara gjatë sulmit disa mujor në Avdiivka. Postimi tërhoqi kritika të rënda nga propagandistët rusë, të cilët akuzuan blogerin për “shpifje ndaj ministrisë ruse të mbrojtjes”.

Në mesazhet e fundit të Morozov të martën në mëngjes, ai njoftoi vetëvrasjen e tij dhe tha se ishte nën presion nga eprorët e tij për të fshirë postimin që detajonte numrin e viktimave në Avdiivka. Disa njerëz të afërt me Morozov të martën konfirmuan vdekjen e tij, duke thënë se ai kishte qëlluar veten.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb