Google është duke punuar me një aplikacion tjetër eksperimental mesazhesh, këtë herë në hapësirën audio.

Aplikacioni i ri, Supersonic Fun Voice Messenger, është aplikacioni i dytë që vjen nga inkubatori Area 120 i Google këtë muaj. Një aplikacion për shikimin e videove në grup i quajtur Uptime u publikua në iOS javën e kaluar, raporton TechSot.

Supersonic transkripton çdo gjë që ju thoni dhe zëvendëson fjalët me emoji aty ku mundet. Siç mund ta shihni më poshtë, dikush dërgon tekstin e këngës nga Beyoncé ”Irreplaceable“:
https-%2F%2Fblueprint-api-production.s3.amazonaws.com%2Fuploads%2Fcard%2Fimage%2F416693%2F981dfa28-00a3-4816-b88a-0498595a5ce3
Transkriptimi është edhe shumë i saktë, edhe i shpejtë. Supersonic zbardh mesazhin në kohë reale ndërsa miku juaj është duke folur në telefonin e tij. Kjo do të thotë se ju nuk duhet të prisni deri sa shoku të dërgojë mesazhin e plotë përpara se të filloni të shihni transkriptimin.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb