Në ditën e të dashuruarve, shumica e çifteve mendohen për dhuratën që duhet t’i bëjnë partneres apo partnerit. Nëse mendoni se dhurata ideale mund të jetë një aksesor i shtrenjtë jeni gabim. Sipas një studimi të kryer nga ‘Home Chef’, një shërbim që të sjell ushqimin në shtëpi, tregon se femrat janë më të interesuara në ushqimin e mirë se sa në romancë.

Kjo vlen edhe për ditën e Shën Valentinit, ku duhet të tregoni më shumë kujdes në përzgjedhjen e restorantit se sa në atë të dhuratës. Studimi i ‘Home Chef’ tregon se rreth 75% e femrave preferojnë një vakt të mirë përpara seksit në ditën e të dashuruarve.

Gjithashtu në anketë janë pyetur rreth 1000 femra ku 44% e tyre do të preferonin të frekuentoheshin me një kuzhinier të mirë se sa me një person me trup tërheqës. Ndërkohë 90% e femrave të anketuara e konsiderojnë seksi aftësinë për të gatuar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: