Ekonomisti Zef Preçi, drejues i Qendrës Acer, i ftuar në Log. në News24, për të disktuar rreth temës “A e zgjidh ‘zhdukja’ e parave kërcënimin nga paratë e pista”, u shpreh se Paraja elektronike ka mundësi për të reduktuar evazionin, po ashtu penetrimin e parave të pista, mundësisë për të pasur një ekonomi më funksionale, por këto lidhen me ekzistencën e parakushteve që të mund të përdoren.

Sipas Preçit, në 50 vitet e fundit, ka marrë përhapje të gjerë paraja elektronike, me kartat e kreditit dhe debitit që ne përdorim dhe që është një mjet në zgjerim dhe sofistikim, pasi kanë dalë edhe forma të tjera.

Zef Preçi: “Historia e mallit me paranë zë fill ndoshta 5 mijë vjet më parë, ndërsa tani sistemi i parasë ka një mekanizëm krejt tjetër. Paraja luan rolin e matësit të vlerës, mjetit të shkëmbimit dhe është prezentë në jetën tonë të përditshme. Ndërkohë në 50 vitet e fundit, ka marrë përhapje të gjerë paraja elektronike, me kartat e kreditit dhe debitit që ne përdorim dhe që është një mjet në zgjerim dhe sofistikim, pasi kanë dalë edhe forma të tjera.

Ekonomia në qarkullim të parasë jo “cash’ është kur janë krijuar ato kushte të nevojshme për të mos përdorur paranë fizike, duke përdorur kështu paranë elektronike, duke përfshirë këtu forma të ndryshme, që mund të jetë vetëm me prekje apo me sisteme pasvordesh. Që të shkohet deri atje, është një rrugë e gjatë. Paraja elektronike ka mundësi për të reduktuar evazionin, po ashtu penetrimin e parave të pista, mundësisë për të pasur një ekonomi më funksionale, por këto lidhen me ekzistencën e parakushteve që të mund të përdoren.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb