Zelanda e Re ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. E treta herë në historinë e vendit që shpallet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të stuhisë dhe përmbytjeve pasuese.

Rreth një e treta e popullsisë së vendit prej pesë milionë banorësh jeton në zonat e prekura.

Shumë njerëz janë zhvendosur dhe disa u detyruan të notojnë nga shtëpitë pasi lumenjtë shpërthyen nga brigjet e tyre.

Të tjerë janë shpëtuar nga çatitë.

Rreth një çerek milion njerëz janë pa energji elektrike. Rënia e pemëve ka shembur shtëpi dhe rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar rrugët.

Dëmi i stuhisë ka qenë më i madh në komunitetet bregdetare në bregun verior dhe lindor të ishullit të Veriut, ku zonat më të goditura janë Gjiri Hawke, Coromandel dhe Northland.

Komunikimet me një qytet në rajon janë ndërprerë plotësisht pasi një lumë ka dalë nga shtrati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb