Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se Rusia nuk do të mundet të vendosë kufij të rinj në Ukrainë.
Ai shtoi se qëndrimi i presidentit amerikan Donald Trump tregon mbështetje të plotë për Ukrainën.
Këtë deklaratë Zelenski e dha pas zgjedhjeve Në moldavi ku partia pro-perëndimore e PAS fitoi zgjedhjet. Ai i quajti të dështuara përpjekjet e Kremlinit për destabilizimin e Moldavisë.
“Rusia nuk ia doli të destabilizojë Moldavinë, edhe pse shpenzoi burime të mëdha për këtë,” tha ai gjatë një fjalimi virtual në një forum për sigurinë që u mbajt në Varshavë.
Presidenti ukrainas shtoi se ndikimi përçarës i Moskës nuk do të depërtojë në Evropë.
“Ndikimi përçarës i Rusisë nuk do të përhapet më tej në Evropë.”
