Presidenti Ukrainë, Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi të mbajtur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, propozoi krijimin e një mburojë të përbashkët ajrore me vendet e NATO-s për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve ruse.
“Ukraina i propozon Polonisë dhe të gjithë partnerëve tanë krijimin e një mburoje të përbashkët dhe plotësisht të besueshme kundër kërcënimeve ajrore ruse,” tha Zelensky.
Sipas liderëve të NATO-s, Polonia është vënë në shënjestërnnga Rusia, përmes shkeljeve ajrore që përfshijnë edhe vendet baltike.
Nga ana e saj, Ukraina beson se përvoja e saj në përballjen me sulme ajrore do të jetë e vlefshme për partnerët.
“Kjo është e realizueshme. Ukraina ka aftësinë të neutralizojë të gjitha llojet e dronëve dhe raketave ruse, dhe nëse veprojmë së bashku në rajon, do të kemi mjaft armë dhe kapacitet prodhues,” theksoi Zelenski.
