Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u tha liderëve botërorë ditën e djeshme se në një mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se bota ndodhet në “garën më shkatërruese të armatimit në historinë e njerëzimit”, dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë tani kundër Rusisë, duke theksuar se Vladimir Putin dëshiron ta zgjerojë luftën në Evropë.
Zelensky u shpreh se institucionet ndërkombëtare janë të pafuqishme përfshirë vetë Kombet e Bashkuara, nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë luftërat në Ukrainë, Gaza, Sudan dhe në vende të tjera, ndërsa e drejta ndërkombëtare nuk po i ndihmon kombet të mbijetojnë.
“Çfarë mund të presë ndonjë komb që jeton në luftë nga OKB-ja apo sistemi global? Për dekada me radhë, vetëm deklarata mbi deklarata. Edhe gjithçka që po ndodh në Gaza mbetet pa zgjidhje,” tha ai.
“Shikoni Izraelin. Gati dy vjet kanë kaluar dhe pengjet ende nuk janë liruar. Duhet të ishin liruar, por as kjo nuk ka ndodhur ende.”
Zelenski shtoi se për vite me rradhë nuk ka pasur zgjidhje reale për kërcënimet e armëve kimike dhe uria.
“Prej vitesh, nuk ka pasur zgjidhje reale për kërcënime të tjera — qofshin ato armë kimike apo uria që përdoret si armë.”
