Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel kanë diskutuar hapat praktikë të BE-së në përgjigje të referendumeve të rreme të Rusisë në rajonet e pushtuara të Ukrainës.

“Bisedova me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.  E falënderova për dënimin unanim nga BE të “referendumeve” të paligjshme dhe mbështetjen e palëkundur për Ukrainën. Diskutuam hapat praktikë të BE-së në përgjigje, duke përfshirë rritjen e sanksioneve. Gjatë telefonatës me Michel, ne shkëmbyem mendime mbi përparimin e Ukrainës në zbatimin e rekomandimeve të nevojshme për lëvizjen e mëtejshme të Ukrainës drejt anëtarësimit në BE”, shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb