Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se procesi i përgatitjes për një dokument dypalësh mbi garancitë e sigurisë me Shtetet e Bashkuara ka përfunduar.

Zelensky e bëri këtë deklaratë në rrjetin social pas konsultimeve me ekipin negociator ukrainas përpara një raundi të ri takimesh trepalëshe midis SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës më 4-5 shkurt.

“Delegacioni ukrainas do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me palën amerikane. Ukraina është e gatshme për hapa realë. Ne besojmë se është e mundur të arrihet një paqe e mirë dhe e qëndrueshme. Një dokument dypalësh mbi garancitë e sigurisë me SHBA-në është gati dhe shpresojmë të punojmë mbi dokumentet mbi rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik”, thuhet në deklaratë.

Zelensky theksoi rëndësinë e masave të deeskalimit që hynë në fuqi të premten e kaluar në mbrëmje, duke vënë në dukje se ato ndihmuan në forcimin e besimit të njerëzve në procesin e negociatave dhe në një rezultat të mundshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb