Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se i kërkoi Zëvendëskryeministres së Parë dhe Ministres së Ekonomisë Yulia Svirydenko të merrte përsipër detyrën e kryeministres gjatë një takimi.

“Ne diskutuam masa specifike për të forcuar potencialin ekonomik të Ukrainës, për të zgjeruar programet e mbështetjes për ukrainasit dhe për të përmirësuar prodhimin vendas të armëve”, shkroi në një postim në platformën X presidenti ukrainas.

Ai shtoi se propozoi që Svidyrenko të drejtojë qeverinë dhe se duhet të rinovojë ndjeshëm punën e saj.

“Për të arritur këtë qëllim, ne po marrim iniciativën për të transformuar degën ekzekutive të qeverisë në Ukrainë ”, theksoi Zelensky

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb