Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pret që  garancitë e sigurisë për Ukrainën të përcaktohet javën e ardhshme , ndërsa Kievi vazhdon bisedimet me aleatët e tij për të siguruar një mekanizëm të fortë mbështetjeje për të penguar agresionin e mëtejshëm rus. 

Zelenskyy tha të martën se e kishte diskutuar çështjen “gjerësisht” me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në një telefonatë pas një sulmi masiv rus në Kiev gjatë natës që vrau 19 persona.

“Këshilltarët e sigurisë kombëtare po punojnë tani për secilin element specifik dhe i gjithë kuadri do të jetë gati me shkrim javën e ardhshme”, tha ai pas telefonatës. 

Zelensky tha se ministri i jashtëm turk do t’i bashkohet bisedimeve “për të eksploruar” përfshirjen e mundshme të Turqisë në sigurimin e garancive të sigurisë , veçanërisht në Detin e Zi.

Kreu i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, vizitoi Turqinë të hënën për të ngritur çështjen, si dhe për bashkëpunimin dypalësh në mbrojtje, tha Umerov në një postim në Facebook. 

Turqia mirëpriti diskutimet mbi garancitë e sigurisë dhe tha se do të kontribuonte në çdo iniciativë për të siguruar paqe të qëndrueshme në Ukrainë. 

Më parë ka thënë se mund të shqyrtojë pjesëmarrjen në iniciativat e paqes në terren nëse vendoset një metodë dhe kornizë specifike, por nuk është zotuar hapur për asgjë.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb