Tre javë përpara një samiti për paqen në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky  i kërkoi homologut të tij amerikan Joe Biden të merrte pjesë në takim, me rastin e një vizite në Belgjikë ku mori premtime për mbështetje të vazhdueshme në luftën me Rusinë.

“Mungesa e tij do të ishte si fitore për Putinin”, tha presidenti ukrainas, ndërsa Uashingtoni nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e këtij të fundit në samitin që do të mbahet më 15 dhe 16 qershor në Zvicër.

Rreth 90 vende kanë konfirmuar tashmë pjesëmarrjen e tyre.

Vendet që kundërshtojnë samitin janë “të kënaqur” me luftën që ka shkatërruar Ukrainën për më shumë se dy vjet, vazhdoi Zelenskiy, duke folur së bashku me kryeministrin belg Alexander de Crooke.

Në të njëjtën kohë, Kremlini e quajti “absurde” mbajtjen e këtij samiti pa pjesëmarrjen ruse.

“Kjo konferencë është, sipas mendimit tonë, krejtësisht absurde në drejtim të kërkimit të një zgjidhjeje për konfliktin që përfshin Ukrainën,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë për transmetuesin publik rus RT.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: