Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky në fjalën e tij në Parlamentin Europian ka falënderuar të gjithë shtetet që kanë ndihmuar Ukrainën me mbështetje ushtarake.

BBC shkruan se Zelensky nga Brukseli i bëri sërish thirrje vendeve europiane që të rrisin mbështetjen ushtarake dhe financiare për Ukrainën, ndërsa ka kërkuar edhe furnizimin me avionë luftarakë.

“Rusia po sulmon jo vetëm Ukrainën, por të gjithë Europën. Kjo është një histori që na ka prekur të gjithëve. Putini po përpiqet të asgjësojë vlerat europiane përmes luftës, po unioni është i bashkuar”, ka thënë ai.

Gjithashtu theksoi se regjimi rus urren çdo drejtësi dhe diversitet social, dhe se ata investojnë në ksenofobinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb