Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se niveli i mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara do të ndikojë drejtpërdrejt në numrin e vendeve evropiane që do të mund të dërgojnë kontingjentet e tyre ushtarake për t’u vendosur në Ukrainë.
Zelensky theksoi gjatë një konference për shtyp pas një takimi në Paris mbi mbështetjen për Ukrainën dhe sigurinë në Evropë, rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-në për të garantuar sigurinë e Ukrainës dhe për të forcuar praninë e aleatëve evropianë në terren.
Macron njofton për një mision ushtarak franko-britanik në Ukrainë/ Zelensky kërkon ushtarë profesionistë
Zelensky sqaroi se ende nuk ka pasur diskutime të drejtpërdrejta me SHBA-në për dërgimin e një kontingjenti ushtarak, por e ka theksuar nevojën për një sistem të përhershëm të mbrojtjes ajrore, duke përmendur sistemet Patriot dhe NASAMS si thelbësore për mbrojtjen e Ukrainës.
Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se një grup oficerësh ushtarakë franko-britanikë do të dërgohet në Ukrainë për të përcaktuar formatin e trajnimit të ushtrisë ukrainase në të ardhmen.
(Balkan Web)
