Për Ukrainën, anëtarësimi në NATO është garancia e vetme e sigurisë konkrete. Për këtë është i sigurt presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili është shprehur në një intervistë me Cecilia Sala për mediat italiane.

Zelensky kujtoi Memorandumin e Budapestit të vitit 1994 me të cilin Kievi hoqi dorë nga armët e tij bërthamore në këmbim të garancisë së SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë se do ta mbronin atë.

“Ne zbuluam në mënyrën e vështirë se sa e rrezikshme është të ngatërrosh diçka reale ,me fjalë të shkruara  pa bazë. Ne duhej t’i kishim shkëmbyer armët tona me garanci konkrete të sigurisë, që në atë kohë nënkuptonin vetëm një gjë  anëtarësimin në NATO. Historia jonë e kohëve të fundit është arsyeja pse ne nuk jemi më të gatshëm të heqim dorë nga diçka që na takon pa pasur një siguri serioze për paqen në këmbim. Në këmbim të heqjes dorë nga armët tona bërthamore  ne morëm luftë”, theksoi Zelensky.

Presidenti ukrainas më pas nënvizoi se  ai i vlerëson fjalët e fundit të Trump me të cilat presidenti amerikan kërcënoi Rusinë me sanksione të reja nëse një marrëveshje paqeje nuk arrihet shpejt. Trump foli për një “luftë qesharake” dhe paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin se “gjërat do të përkeqësoheshin shumë” nëse nuk do të kishte marrëveshje. “Kur Trump thotë ‘më keq’, ai do të thotë më keq për Rusinë. Është e rëndësishme që një person i fortë ta marrë këtë mesazh për Putinin”, përfundoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: