Presidenti i Ukrainës Zelensky i është drejtuar me një mesazh udhëheqësve europianë duke kërkuar që fondet e ngrira ruse të përdoren për të ndihmuar vendin e tij.

Zelensky ka thënë se në rast se nuk do të arrihet një marrëveshje që të financojë luftën në Ukrainë, Kievi do të përballet me një problem serioz.

Nëse nuk merret një qëndrim lidhur me këtë çështje, Zelensky ka thënë se problemi do të jetë më serioz.

Në të njëjtën kohë, Zelensky njoftoi se bisedime të reja midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara do të mbahen nesër dhe të shtunën në Shtetet e Bashkuara, si pjesë e negociatave për t’i dhënë fund luftës së Rusisë.

“Të premten dhe të shtunën, ekipi ynë do të jetë në Shtetet e Bashkuara, është tashmë në rrugën e tij për në Shtetet e Bashkuara dhe amerikanët po i presin. Nuk e di se kush tjetër mund të jetë i pranishëm – ndoshta do të ketë evropianë”, tha më tej presidenti ukrainas.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb