Udhëheqësit evropianë që përbëjnë “koalicionin e të vullnetshëmve” do të zhvillojnë një konferencë telefonike sot përpara bisedimeve të rëndësishme midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky nesër.

Koalicioni – i bashkëkryesuar nga Keir Starmer, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz – ka për qëllim bashkimin e vendeve për të mbrojtur një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Sky News raportton se sigurimi i një angazhimi konkret nga Trump për një garanci sigurie për Ukrainën do të jetë në krye të axhendës. Kjo do të vepronte si një pengesë e fuqishme në çdo marrëveshje paqeruajtëse Rusi-Ukrainë.

Pritet që liderrët europianë të diskutojnë se si ta sjellin Zelenskyy-n në bisedime pasi ai u la jashtë takimit të Trump dhe Putin të premten.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, pohoi gjithashtu se udhëheqësit do të diskutonin nëse ndonjë evropian do ta shoqëronte presidentin ukrainas në Uashington nesër.

Zelenskyy kaloi një kohë të vështirë në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, kur Trump dhe zëvendëspresidenti i tij JD Vance e qortuan para medias, duke pretenduar se ai po “luante bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb