Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zbuloi se presidenti rus Vladimir Putin i tha Trump dhe Steve Witkoff se synon të pushtojë rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, brenda pak muajsh.
“Domethënë, Putini tha – dhe ua tha këtë amerikanëve, Shtëpisë së Bardhë dhe zëdhënësit të Presidentit Trump, Witkoff – se do ta marrë Donbasin brenda dy deri në tre muaj, maksimumi brenda katër muajsh”, tha presidenti ukrainas për ABC News.
Rusia pushtoi për herë të parë Donbasin, i cili përfshin rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, në vitin 2014, përpara se të niste një ofensivë në shkallë të plotë kundër Ukrainës në vitin 2022.
