Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky është takuar këtë të martë me kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Zelensky falënderoi Italinë për mbështetjen, ndërsa u shpreh se i beson Melonit për negociatat e paqes.
Presidenti ukrainas tha se synon të dërgojë nesër në Uashington një plan të përditësuar për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, pas ndryshimeve të bëra pas bisedimeve me aleatët evropianë.
“Ne po punojmë për këtë sot dhe do të vazhdojmë nesër. Besoj se do ta dorëzojmë nesër”, tha Zelensky.
Më herët Zelensky u prit nga Papa Leoni XIV.
