Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka telefonuar kryeministrin Edi Rama. Ka qenë vetë Zelensky i cili ka dhënë detaje nga telefonata me kreun e qeverisë shqiptare përmes një postimi në rrjetin social X.
Zelensky thotë se ka informuar kryeministrin e Shqipërisë për sulmet e fundit nga Rusia me dronë dhe raketa, ndërsa shton se përshkallëzimi i konfliktit tregon se Kremlini nuk ka në plan t’i japë fund luftës.
Ai falenderon Tiranën zyrtare për mbështetjen që i ka dhënë Ukrainës përballë agresionit në rritje nga Vladimir Putin që nga nisja e luftës në shkurt 2022.
Postimi i Zelenskyt
“E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund. Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt. Gjithashtu diskutuam bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë.
E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë”.
I had a good conversation with the Prime Minister of Albania @ediramaal.
I informed him about the recent Russian missile and drone attacks. These strikes once again demonstrate that Russia has no intention of ending the war. That’s why we need pressure strong enough to finally… pic.twitter.com/ZtseGcEjPN
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 26, 2025
(BalkanWeb)
