Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar  se Vladimir Putin do të vazhdojë ta çojë luftën në Ukrainë “gjerë e më thellë” nëse nuk ndalet.

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai u bën thirrje vendeve të punojnë së bashku pasi “paqja varet nga të gjithë ne” .

“Nuk ka garanci të vërteta sigurie përveç miqve dhe armëve”, thotë ai, duke shtuar se bota po përjeton ” garën më shkatërruese të armatimeve në historinë e njerëzimit”.

Zelensky foli pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndryshoi qëndrimin e tij mbi luftën Rusi-Ukrainë, duke thënë për herë të parë se Ukraina mund të rifitonte të gjithë tokën e saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: