Ukraina do të formojë një delegacion të përhershëm të zgjeruar për të negociuar me Rusinë për një zgjidhje të krizës, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Kam dhënë udhëzime për të formuar një grup negociator kombëtar të përhershëm dhe të zgjeruar”, shkroi Zelensky në Telegram pasi dëgjoi një raport nga Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov, i cili udhëhoqi delegacionin ukrainas në një takim me negociatorët rusë në Stamboll.

“Ne jemi gjithashtu të përgatitur për një takim në nivel udhëheqësish për të zgjidhur çështjet kyçe. Ukraina nuk ka frikë nga bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë dhe është e rëndësishme që udhëheqja ruse të mos e zgjasë luftën”, theksoi Presidenti ukrainas.

Të premten, më 16 maj, në Stamboll u zhvilluan negociata lidhur me përfundimin e luftës midis Ukrainës dhe Rusisë. Pas takimit, pala ruse paraqiti një numër kërkesash të ashpra, veçanërisht në lidhje me lëshimet territoriale.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb