Tani është e nevojshme të fokusohemi në hapat e parë drejt zhvillimit të një plani për një armëpushim dhe përfundim të luftës, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë.
“A jemi gati për një armëpushim? Ne e bëmë atë në mënyrë specifike dhe thamë ‘po’. Pyetja është: a do të jetë pala ruse gati për këtë? Së dyti: a janë partnerët tanë të gatshëm për monitorim teknik?”, vuri në dukje Zelensky.
Pas përfundimit të luftës, ligji ushtarak do të hiqet dhe pas kësaj do të mbahen zgjedhjet në përputhje me legjislacionin ukrainas, tha Zelensky.
(A.A/BalkanWeb)