Sulmet amerikane ndaj objektiaveve bërthamore në Iran shikohen me sy ndryshe nga një iranian tek tjetri.  Edhe pse interneti është ende i ndërprerë në të gjithë vendin pas bllokimeve, disa kanë arritur të anashkalojnë kufizimet dhe të shprehin frikën, zemërimin dhe shpresën e tyre për sulmin.

Disa i kanë thënë BBC Persian se shpresojnë për qetësim të situatës dhe një të ardhme më të mirë për Iranin, ndërsa të tjerë shprehin zhgënjimin e tyre për pasigurinë dhe frikën e një përshkallëzimi të mëtejshëm.

Shahla tha: “Ditët dhe netët e mia janë njësoj. Ndihem e paralizuar, thjesht shikoj tavanin gjithë ditën dhe gjithë natën. Vazhdoj të pyes veten se çfarë do të ndodhë më pas dhe ne jemi vazhdimisht të befasuar.”

Saeed i tha BBC-së se shpreson që tensionet të ulen pas sulmit amerikan, duke shtuar: “Fëmija im do të lindë brenda pak ditësh dhe shpresoj që të lindë në një Iran të ri me një qasje të re ndaj çështjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.”

«Jam shumë e zemëruar dhe e mërzitur. Nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë kaq e mërzitur për problemet e mia personale», thotë një grua tjetër.

Ajo shton: “Kjo është shumë shqetësuese sepse lufta e Iranit është midis tre njerëzve – tre udhëheqësve dhe egove të tyre.”

Homayoun nga qyteti verior i Maku tha: “Edhe pse jeta jonë është bërë më e vështirë dhe problemet tona janë përkeqësuar, ne qëndrojmë pranë vendit tonë deri në fund.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: