Ditën e sotme po mbahet takimi elektoral ku do të prezantohet kandidati i “Shtepise se Lirise” per Bashkine Vore, Lulzim Vrana.

Ka qenë kryetari i Partisë Demokratike në Vorë Pellumb Brusha i cili në momentin e prezantimit ka kërkuar të votohet për Lulzim Bashën duke e ngatërruar me kandidatin Lulzim Vrana.

Së bashku në datën 6 mars të nxjerrim kandidatin tonë z. Lulzim Basha” është shprehur ai, por e ka kuptuar menjëherë gafën, duke vijuar: “z. Lulzim Vrana, kryetarin e bashkisë së Vorës”.

 

Pas kësaj gafe salla është përfshirë nga të qeshura përvec ish-kryeministrit Berisha i cili mesa duket nuk e ka pritur mirë këtë gafe të kryetarit të PD.

Siç mund të shihet nga video  deputeti Noka dhe anëtarë të tjerë të Grupit të Rithemelimit të PD-së e kanë kaluar me buzëqeshje momentin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb