Egnatia është eleminuar në turin e 3-të të Conference League. Pasi barazuan pa gola në ndeshjen e parë, kampionët e Shqipërisë pësuan disfatë 2-4 ndaj Olimpija Ljubljana, në aktin e kthimit të luajtur në Rrogozhinë.

Golit të Lushkjës iu përgjigj Jelenkovic. Marin i dhuroi përmbysjen e madhe sllovenëve, por Lushkja nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit, pasi kompletoi dopietën personale.

Në shtesë, Olimpija Ljubljana siguroi kualifikimin për në Play off falë golave të Durdov dhe Blanco. Egnatia në krahun tjetër, duhet të provojë sërish vitin tjetër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb